Shpatë mesjetare e kryqtarëve zbulohet 800 vjeçare në brigjet e Izraelit

Një zbulim i pazakontë arkeologjik ka dalë në dritë nga fundi i Mesdheut, ku një shpatë mesjetare rreth një metër e gjatë është gjetur pas..

1 minute

Read Time

Një zbulim i pazakontë arkeologjik ka dalë në dritë nga fundi i Mesdheut, ku një shpatë mesjetare rreth një metër e gjatë është gjetur pas afro tetë shekujsh. Mendohet se arma mund t’i ketë përkitur një kalorësi kryqtar francez.

Shpata u gjet rastësisht pranë bregdetit verior të Izraelit, në plazhin Dor, nga një i ri që po notonte në atë zonë. Ai është student i Qytetërimeve Detare në Universiteti i Haifës.

Zbulimi ka befasuar edhe stafin akademik. Një profesoreshë e këtij institucioni u shpreh e habitur, duke theksuar se armë të tilla nuk liheshin pas nga luftëtarët, veçanërisht nga kryqtarët.

“Këto artefakte janë shumë të rralla dhe të vështira për t’u gjetur. Ato ishin objekte personale shumë të çmuara dhe simbolike për kalorësit kryqtarë. Gjithashtu ishin shumë të shtrenjta”, tha doktor Sara Lantos nga Departamenti i Qytetërimeve Detare në Universitetin e Haifës.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports