Shkrimtari hungarez László Krasznahorkai është fituesi i Çmimit Nobel për Letërsinë

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka dhënë Çmimin Nobel për Letërsi 2025 romancierit dhe skenaristit hungarez László Krasznahorkai.Ndërkohë, çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2024..

1 minute

Read Time

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka dhënë Çmimin Nobel për Letërsi 2025 romancierit dhe skenaristit hungarez László Krasznahorkai.
Ndërkohë, çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2024 e fitoi autorka jugkoreane Han Kang “për prozën e saj intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës njerëzore”. Han Kang u bë shkrimtarja e parë jugkoreane dhe gruaja e 18-të që mori këtë çmim.

Fituesit e mëparshëm të çmimit, i cili vlerësohet me 11 milionë krona suedeze (rreth 1.2 milion dollarë), përfshijnë poetin dhe eseistin francez Sully Prudhomme, fituesin e parë, romancierin dhe shkrimtarin amerikan William Faulkner në vitin 1949, kryeministrin britanik të Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill në vitin 1953, shkrimtarin turk Orhan Pamuk në vitin 2006 dhe autorin norvegjez Jon Fosse në vitin 2023.

Çmimi i vitit të kaluar u fitua nga Han Kang, e cila u bë gruaja e 18-të që mori këtë çmim – pas autorës suedeze Selma Lagerlöf në vitin 1909 – dhe shkrimtarja e parë jugkoreane. Zgjedhjet e Akademisë Suedeze gjatë viteve kanë nxitur po aq duartrokitje sa edhe polemika. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports