Seanca për buxhetin ndërpritet, vazhdon në ditët në vijim

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërpreu seancën e sotme pasi projektbuxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk morën votat e nevojshme për miratim. Në sallë qëndruan vetëm..

1 minute

Read Time

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ndërpreu seancën e sotme pasi projektbuxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk morën votat e nevojshme për miratim.

Në sallë qëndruan vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa të gjitha subjektet e tjera politike e bojkotuan seancën. Basha tha se seanca nuk mbyllet përfundimisht dhe se do të vazhdojë në momentin kur partitë opozitare të jenë të gatshme të rikthehen.

Ai u bëri thirrje grupeve parlamentare që ta lënë mënjanë bllokadën dhe të kthehen në Kuvend, duke theksuar se projektligjet në fjalë janë të rëndësishme për qytetarët dhe institucionet e vendit.

Seanca u bojkotua nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma, të cilat nuk morën pjesë në votim. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports