S’do të ketë pagë të 13-të, konfirmon Murati

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas përhapjes së informacionit se qytetarët do të marrin pagën e 13-të. Ai ka sqaruar se..

1 minute

Read Time

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas përhapjes së informacionit se qytetarët do të marrin pagën e 13-të. Ai ka sqaruar se ky pretendim nuk është i vërtetë dhe se qytetarët po keqinformohen.

Murati ka bërë të ditur se koncepti i pagës së 13-të ishte përfshirë vetëm në projektligjin e buxhetit për vitin 2026, i cili nuk mori mbështetjen e Kuvendit.

“Lajmet e rreme nuk kalojnë! Paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026. Por siç e dinë të gjithë, ligji i buxhetit për vitin 2026 nuk u votua nga PDK, LDK dhe AAK-Nisma”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e lajmeve që përfliten për vendimet e Qeverisë pa i verifikuar ato në burimet zyrtare. /Gjurmuesi/

About the Author