Sasi e konsiderueshme barnash të paligjshme kapet nga Dogana në Prishtinë

Gjatë një kontrolli të zhvilluar sot në një barnatore në Prishtinë, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zbuluar një sasi të madhe barnash që..

1 minute

Read Time

Gjatë një kontrolli të zhvilluar sot në një barnatore në Prishtinë, njësitë antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zbuluar një sasi të madhe barnash që nuk janë të dokumentuara si produkt i importuar në mënyrë ligjore.

Sipas njoftimit zyrtar nga Dogana, barnat e gjetura mbajnë banderola të shteteve të huaja, por nuk kanë kaluar përmes rrugëve zyrtare të furnizimit dhe nuk janë futur në Kosovë në përputhje me procedurat doganore.

Ekspertët e Doganës paralajmërojnë se këto produkte përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports