Sarandë: Ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda, i dyshuar për shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri ka ndërmarrë një operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë..

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Shqipëri ka ndërmarrë një operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Bëhet e ditur se deri më tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Sarandës, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Operacioni është ende në vijim.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *