Rukiqi akuzon VV-në: Asnjëherë s’ka qenë qëllimi arritja e konsensusit apo një marrëveshje për presidentin

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se kreu i VV-së, kryeministri Albin Kurti, nuk ka pasur synim që të..

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka deklaruar se kreu i VV-së, kryeministri Albin Kurti, nuk ka pasur synim që të arrijë një marrëveshje për presidentin.

Sipas Rukiqit, i vetmi qëllim ka qenë që kjo pozitë t’i takojë Vetëvendosjes ose të mbahen zgjedhjet e reja.

“Asnjëherë nuk ka qenë qëllimi arritja e konsensusit apo një marrëveshje për presidentin.

Qëllimi ka qenë i qartë: ose president nga VV, ose vendi shkon në zgjedhje.”

LDK ka refuzuar ofertat e Kurtit në mënyrë që të dakordohen për presidentin.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se nuk do të takohet më me Kurtin pas dështimit të bisedimeve.

“U përpoqa, provova, nuk arrita, fatkeqësisht. Tani do t’i kthehem LDK-së dhe do t’i kthehem misionit të madh të bashkimit të së djathtës brenda LDK-së”, ka thënë Abdixhiku pas takimit, duke përsëritur qëndrimin e partisë së tij, që një subjekt nuk mund t’i udhëheqë tre institucionet kryesore në vend: Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.

Sipas tij, Kurti ka insistuar që pozita e presidentit t’i mbetej partisë së tij.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *