Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin Omaha, Nebraska, ku një gropë papritmas ka përthithur dy automjete që po prisnin në semafor.
Sipas raportimeve, shoferët fatmirësisht nuk pësuan asnjë lëndim trupor. Njëri prej tyre arriti të dalë vet nga vetura, ndërsa më pas, me ndihmën e kalimtarëve, u ndihmua edhe shoferi i dytë.
Ngjarja dramatike është regjistruar nga kamerat e sigurisë, duke kapur momentin kur automjetet u zhytën në gropë.









