Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Klinës, duke shkaktuar shqetësim mes qytetarëve. Ngjarja është konfirmuar nga pamjet e shpërndara në rrjet, që tregojnë një veturë të rrokullisur.
Aktualisht nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e aksidentit, ndërsa autoritetet lokale ende nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi shkaqet që çuan në këtë incident.







