Rriten çmimet e pronave të banimit në Kosovë

Tregu i patundshmërive në Kosovë ka vazhduar trendin e rritjes së çmimeve gjatë fundit të vitit 2025. Të dhënat më të fundit statistikore tregojnë se..

1 minute

Read Time

Tregu i patundshmërive në Kosovë ka vazhduar trendin e rritjes së çmimeve gjatë fundit të vitit 2025. Të dhënat më të fundit statistikore tregojnë se banesat dhe shtëpitë janë bërë më të shtrenjta krahasuar si me periudhën e një viti më parë, ashtu edhe me tremujorin paraprak.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet e pronave të banimit kanë shënuar rritje gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025.

Sipas Indeksit të Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB), çmimet u rritën me 5,5% në TM4 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Po ashtu, një rritje e njëjtë prej 5,5% është shënuar edhe në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2025.

Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë gjithë vitit 2025, çmimet e pronave të banimit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare vjetore prej 4,9%, krahasuar me vitin 2024.

Sa i përket ndarjes sipas rajoneve, rritja e çmimeve është regjistruar si në kryeqytet ashtu edhe në pjesët e tjera të vendit. Në rajonin e Prishtina, çmimet e pronave të banimit janë rritur me 4,9% në TM4 2025, krahasuar me TM4 2024. Ndërkaq, në rajonet e tjera të Kosovës, rritja ka qenë 4,3% në të njëjtën periudhë krahasuese.

Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit publikohet rregullisht nga ASK-ja dhe përdoret për të matur ndryshimet e çmimeve të banesave dhe shtëpive në tregun e patundshmërive në vend, me vit bazë 2018 = 100.

Në këtë publikim janë përfshirë gjithashtu edhe të dhënat për ndryshimet vjetore të indeksit për periudhën TM1 2019 – TM4 2025, si dhe vlerat e indeksit dhe ndryshimet tremujore për periudhën TM1 2018 – TM4 2025.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports