Rreziku nga terrorizmi mbyll tregun tradicional të Krishtlindjeve në Gjermani

Autoritetet në Gjermani kanë vendosur të anulojnë tregun tradicional të Krishtlindjeve në qytetin Magdeburg, për shkak të shqetësimeve për sigurinë publike dhe rrezikun e mundshëm..

1 minute

Read Time

Autoritetet në Gjermani kanë vendosur të anulojnë tregun tradicional të Krishtlindjeve në qytetin Magdeburg, për shkak të shqetësimeve për sigurinë publike dhe rrezikun e mundshëm nga sulmet terroriste. Ky vendim ka shkaktuar debat të ashpër mes autoriteteve të shtetit federal të Saksonisë-Anhalt dhe bashkisë së qytetit.

Sipas raportimeve, ndalimi është marrë nga autoritetet e sigurisë së Landit, të cilët kanë vlerësuar se ngjarja paraqet rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve. Bashkia e Magdeburgut, megjithatë, kishte planifikuar që tregu të mbahej si çdo vit tjetër, duke e cilësuar këtë ndalim si të panevojshëm dhe të tepruar.

Kujtojmë se një vit më parë qyteti ishte tronditur nga një sulm tragjik, kur një shtetas nga Arabia Saudite drejtoi automjetin e tij mbi një turmë njerëzish, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave, përfshirë një fëmijë.

Kryebashkiakja Simone Borris ka reaguar ashpër ndaj vendimit, duke theksuar se mbrojtja nga terrorizmi është detyrë e shtetit dhe e policisë, jo e komunave. Ajo paralajmëroi se me këtë logjikë, çdo festë publike në Gjermani mund të konsiderohet rrezik.

“Nëse organizimi i një tregu të Krishtlindjeve shihet si krijim i një objektivi të mundshëm për sulm, atëherë në thelb po i shpallim të gjitha aktivitetet publike si kërcënime të sigurisë,” tha Borris, duke i bërë thirrje autoriteteve që të gjejnë zgjidhje për rritjen e masave mbrojtëse, e jo për anulimin e ngjarjeve tradicionale. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports