Rreth 10 mijë zyrtarë publik të obliguar të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars

Procesi vjetor i deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë në Kosovë ka nisur që nga fillimi i muajit mars dhe do të zgjasë deri në fund të këtij muaji. Në këtë procedurë janë të përfshirë mijëra zyrtarë nga institucione të ndryshme shtetërore dhe publike.

Autoritetet përgjegjëse kanë bërë të ditur se deklarimi është duke vazhduar dhe një pjesë e zyrtarëve tashmë e kanë përmbushur këtë detyrim ligjor. Afati përfundimtar për dorëzimin e deklarimeve është 31 marsi.

Rreth 10 mijë zyrtarë publikë kanë detyrohen të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë e Parandalimit e Korrupsionit (APK), e që kjo nis të bëhet nga një marsi, e zgjatë një muaj.

Drejtori i APK- së, Yll Buleshkaj në një intervistë ka thënë se deri tani janë rreth 780 zyrtarë të cilët kanë kryer tashmë këtë obligim.

“Afati i fundit është 31 marsi, ka mjaft afat, është një muaj i tërë. Zyrtarët të gjithë kanë pranuar njoftimet qoftë me email edhe me sms për këtë obligim dhe tashmë ka filluar deklarimi i pasurisë. Kemi rreth 780 zyrtarë që tashmë e kanë kryer këtë obligim, që në përqindje i bie rreth 7.5 për qind, pak më shumë se 7.5 për qind, që nuk është keq për javën e parë”, tha ai.

Gjë e re e këtij procesi sivjet është sistemi i ri elektronik përmes të cilit po zhvillohet ky deklarim.

“Këtë vit kemi një sistem të ri në funksion, i cili përveç që është më funksional për aspektin e deklarimit dhe menaxhimit të të dhënave, është edhe shumë më i sigurt sepse është zhvilluar në teknologjinë më të re dhe i ka të gjitha masat mbrojtëse që mund t’i ketë një sistem i tillë”.

Në listën e zyrtarëve që obligohen të deklarojnë pasurinë përfshihen drejtuesit më të lartë të institucioneve, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, zëvendësministrat dhe deputetët, si dhe drejtues të institucioneve të pavarura, kryetarë komunash dhe zyrtarë të ndërmarrjeve publike.

Po ashtu, në këtë kategori hyjnë edhe zyrtarë të doganave, të Administratës Tatimore që kanë detyra hetuese, zyrtarë të përfshirë në procedura tenderimi, si dhe kategori të tjera si profesorët dhe mjekët.

“Të gjitha të dhënat që janë vendosur herën e kaluar në sistem tashmë janë në sistemin e ri dhe kanë nevojë vetëm të përditësohen. Nëse nuk ka lëvizje të madhe të pasurisë, deklarimi mund të kryhet edhe për më pak se pesë minuta”, u tha ndër të tjera.

Ndërkohë, zyrtarët që nuk e respektojnë afatin përballen me gjoba.

“Për 15 ditët e para të muajit prill ata pranojnë një gjobë mandatore nga agjencia në shumën 30 për qind të pagës së tyre mujore”.

Sipas të dhënave, vitin e kaluar agjencia ka shqiptuar më shumë se 135 gjoba për zyrtarë që kanë vonuar deklarimin e pasurisë, ndërsa në raste më të rënda janë iniciuar edhe kallëzime penale.

Të ngjashme:

Avdullah Hoti: Inflacioni po rritet dhe po rëndon financat e familjeve
  • March 14, 2026

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka ngritur shqetësimin për rritjen e inflacionit në vend, duke theksuar se kjo po ndikon drejtpërdrejt në gjendjen ekonomike të qytetarëve. Sipas…

Vazhdo lëximin...
Nuk lëviz çmimi i naftës në Kosovë, litri shitet deri në 1.54 euro
  • March 13, 2026

Autoritetet që mbikëqyrin tregun e derivateve të naftës kanë publikuar të dhënat më të fundit lidhur me çmimet e importit dhe ato që aktualisht aplikohen në tregun vendor. Sipas monitorimit…

Vazhdo lëximin...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ke humbur:

Rreth 10 mijë zyrtarë publik të obliguar të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars

  • March 14, 2026
Rreth 10 mijë zyrtarë publik të obliguar të deklarojnë pasurinë deri më 31 mars

Sulme me raketa dhe dronë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur

  • March 14, 2026
Sulme me raketa dhe dronë ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur

Arbër Selmani merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig 2026

  • March 14, 2026
Arbër Selmani merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig 2026

Ndërron jetë filozofi i njohur gjerman Jurgen Habermas

  • March 14, 2026
Ndërron jetë filozofi i njohur gjerman Jurgen Habermas

Historia e fshehtë pas statujës ikonike të “Oscar”-it

  • March 14, 2026
Historia e fshehtë pas statujës ikonike të “Oscar”-it

Avdullah Hoti: Inflacioni po rritet dhe po rëndon financat e familjeve

  • March 14, 2026
Avdullah Hoti: Inflacioni po rritet dhe po rëndon financat e familjeve