Nuk lëviz çmimi i naftës në Kosovë, litri shitet deri në 1.54 euro

Autoritetet që mbikëqyrin tregun e derivateve të naftës kanë publikuar të dhënat më të fundit lidhur me çmimet e importit dhe ato që aktualisht aplikohen..

1 minute

Read Time

Autoritetet që mbikëqyrin tregun e derivateve të naftës kanë publikuar të dhënat më të fundit lidhur me çmimet e importit dhe ato që aktualisht aplikohen në tregun vendor. Sipas monitorimit të bërë në pikat e shitjes me pakicë, çmimet për konsumatorët variojnë në disa nivele, në varësi të operatorëve.

Të dhënat tregojnë gjithashtu edhe çmimin mesatar të importit për derivatet, i cili shërben si bazë për krahasimin me çmimet që paguajnë qytetarët në tregun e brendshëm.

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka bërë të ditur se çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së enjte, më 12 mars 2026, ka qenë 1.42 euro për litër për naftën dhe 1.17 euro për litër për benzinën.

Sipas njoftimit, nga monitorimi i realizuar në tregun vendor gjatë ditës së sotme, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë të jenë nga 1.44 deri në 1.54 euro për litër për naftë, ndërsa për benzinën nga 1.18 deri në 1.31 euro për litër.

Çmime të njëjta të derivative janë regjistruar edhe gjatë së enjtes në vend.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports