Një incident i dhunshëm ka ndodhur sot në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje.
Sipas policisë së kryeqytetit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 09:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘Agim Ramdani’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar 3 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar zëdhënësi Enis Pllana.
Ndërkaq, një nga punëtorët e Qendrës, N.B., i pyetur për ngjarjen, e ka mohuar të jetë sulmuar fizikisht. “Jo nuk është e vërtetë se jam sulmuar fizikisht”, tha shkurtimisht ai. /Gjurmuesi/







