Këngëtari Gjesti ndalohet për 48 orë, dyshohet për tri vepra penale

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti,..

1 minute

Read Time

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është ndaluar për 48 orë këngëtari Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, nën dyshimin për kryerjen e tri veprave penale.

Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tij ekziston dyshimi për veprat penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “kanosje” si dhe “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit Kujdestar është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale ‘’Kanosje’’ sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së. Personi i ndaluar është i njohur për opinionin publik si këngëtari Gjesti. Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast. Për shkak të fazës së hershme të procedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin”, është thënë nga Prokuroria.

Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se brenda afateve ligjore do të ndërmerren veprimet e nevojshme procedurale lidhur me këtë rast.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports