Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po shkon drejt përfundimit, me një pjesë të madhe të vendvotimeve tashmë të përfunduara.
Komisioni Qendror ka bërë të ditur se deri më tani janë rinumëruar 1,591 vendvotime nga gjithsej 2,557, ndërsa procesi është mbyllur plotësisht në 23 komuna.
Rinumërimi po zhvillohet për ato vendvotime për të cilat Komisioni Qendror ka marrë vendim të posaçëm, dhe puna në QNR po vazhdon.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e diel, 25 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar mbi 62% apo 1,591 nga 2,557 vendvotime”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.







