Osmani takon mërgatën shqiptare në Zvicër gjatë qëndrimit në Davos

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Zvicër ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarë nga mërgata. Takimi u mbajt në ambientet e..

1 minute

Read Time

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Zvicër ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarë nga mërgata.

Takimi u mbajt në ambientet e Shtëpisë së Kosovës në Davos, si pjesë e agjendës së qëndrimit njëditor të presidentes. Lajmi u bë i ditur nga vetë Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Gjatë qëndrimit njëditor në Zvicër, ishte kënaqësi e veçantë ta takojmë mërgatën tonë në Shtëpinë e Kosovës në Davos”.

“Secili prej tyre na bën jashtëzakonisht krenar me sukseset e të arriturat dhe jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Kosovën”, shkruan ajo.

About the Author