Rinumërimi i deritanishëm e nxjerr Damkën jashtë Kuvendit

Procesi i rinumërimit të votave po sjell ndryshime të ndjeshme në përbërjen e Kuvendit, duke ndikuar drejtpërdrejt në fatin e disa kandidatëve. Sipas rezultateve të..

1 minute

Read Time

Procesi i rinumërimit të votave po sjell ndryshime të ndjeshme në përbërjen e Kuvendit, duke ndikuar drejtpërdrejt në fatin e disa kandidatëve.

Sipas rezultateve të deritanishme, ministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damka, mbetet jashtë Kuvendit.

Bazuar në shifrat aktuale, mandati pritet t’i kalojë Ergul Mazrekut, i cili ka siguruar 2.511 vota, përfshirë 15 vota shtesë të fituara nga procesi i rinumërimit.

Ndërkohë, Damkës deri më tani i janë hequr 68 vota, të cilat rezultojnë se i ishin përshkruar rrejshëm. Pas rinumërimit të 460 nga gjithsej 914 vendvotime, ai ka aktualisht 2.449 vota.

Rinumërimi ka nxjerrë në pah edhe manipulime të kryera në Qendrat Komunale të Numërimit, me devijimin më të madh të evidentuar në komunën e Prizrenit, ku deri tani janë rinumëruar 188 nga 208 vendvotime.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për rinumërim.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sipas të dhënave aktuale, procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërsa gjatë ditës së sotme po vazhdon rinumërimi në vendvotimet e komunës së Prizrenit. Më pas, sipas radhës, edhe komuna të tjera do të përfshihen në këtë proces.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports