Rihapet Muzeu Dioqezan i Shkodrës

Në fund të muajit shkurt pritet të rihapet për publikun Muzeu Dioqezan i Shkodrës, duke rikthyer në vëmendje trashëgiminë e pasur historike dhe shpirtërore të..

1 minute

Read Time

Në fund të muajit shkurt pritet të rihapet për publikun Muzeu Dioqezan i Shkodrës, duke rikthyer në vëmendje trashëgiminë e pasur historike dhe shpirtërore të besimit kristian në qytet. Ky institucion kulturor vlerësohet si unik në vend për përmbajtjen dhe konceptin e tij bashkëkohor.

Muzeu përfshin rreth 700 objekte, të cilat pasqyrojnë historinë, sakrificat dhe qëndresën e klerit katolik ndër vite, me theks të veçantë në periudhën e diktaturës komuniste.

“Pas një periudhe u rihap Muzeu Dioqezan. Ky muze u formua 10 vite më parë dhe është shumë bashkohor”, u shpreh studiuesi Gjovalin Çuni.

Objektet e ekspozuara janë dhuruar në mënyrë vullnetare nga familje shkodrane, të cilat i kanë ruajtur ndër vite si pjesë të trashëgimisë së tyre historike dhe shpirtërore.

“Rihapja e këtij muzeu nuk është thjesht një pasurim për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Muzeu Dioqezan do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 09:00 deri në 17:00, duke shtuar një tjetër pikë të rëndësishme kulturore në kryeqendrën e veriut.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports