Rasti i konfiskimit të pronës 34-milionëshe në Matiçan, dëgjohet ekspertja e forenzikës

Në Gjykatën në Prishtinës në gjykimin për legalizim të përmbajtjes së rreme të hënën, më 13.07.2026, në cilësi të dëshmitares është dëgjuar ekspertja Nadire Ibrahimi,..

Në Gjykatën në Prishtinës në gjykimin për legalizim të përmbajtjes së rreme të hënën, më 13.07.2026, në cilësi të dëshmitares është dëgjuar ekspertja Nadire Ibrahimi, e cila ka deklaruar se është pjesë e grupit të ekspertëve që kanë hartuar ekspertizën në këtë rast.

Ibrahimi ka thënë se është e punësuar në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë dhe dha sqarime para Gjykatës lidhur me ekspertizat të cilat hartohen në këtë Agjenci.

Fillimisht ekspertja ka deklaruar se qëndron në tërësi pranë ekspertizës se hartuar dhe ka thënë se pas analizimit të nënshkrimeve dhe bazuar në pyetjet e prokurorisë në të cilat është kërkuar ekzaminimi i nënshkrimit, i vulës, i makinës së shkrimit si dhe vjetërsisë së vulave, pas përfundimit të ekspertizës me eksperten tjetër në këtë rast i kanë paraqitur konkluzionet e tyre lidhur me ekzaminimet e bëra, dhe se nga ky ekzaminim janë pajtuar me gjetjet e ekzaminura dhe të krahasuara.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports