Rastet e para të gripit në Shqipëri, Covid mbetet i përhapur

Shqipëria ka regjistruar rastet e para të gripit për sezonin aktual. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gripi i tipit A, përfshirë nën tipin AH1N1, po..

1 minute

Read Time

Shqipëria ka regjistruar rastet e para të gripit për sezonin aktual.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gripi i tipit A, përfshirë nën tipin AH1N1, po qarkullon këtë periudhë, siç po ndodh edhe në shumë vende të tjera të Evropës. Personat e prekur kanë shfaqur simptomat tipike të gripit, përfshirë rrufë, temperaturë të lartë dhe bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Aktualisht, rastet e Covid-it dhe virozat e tjera mbajnë dominimin, por me ardhjen e stinës së ftohtë pritet të rritet numri i rasteve me grip, që do të përhapen në bashkëqarkullim me Covid-in. Ekspertët e Institutit theksojnë rëndësinë e vaksinimit ndaj gripit, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Sezoni i gripit nis zakonisht në fund të nëntorit dhe zgjat deri në fund të marsit, me intensitet maksimal gjatë muajve më të ftohtë, janar dhe shkurt. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports