Raportohet e zhdukur e mitura nga Rahoveci

Një rast i zhdukjes së një vajze të mitur në Rahovec ka mobilizuar autoritetet, pasi familja ka humbur kontaktin me të dhe nuk dihet vendndodhja..

1 minute

Read Time

Një rast i zhdukjes së një vajze të mitur në Rahovec ka mobilizuar autoritetet, pasi familja ka humbur kontaktin me të dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportimeve, babai i vajzës ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës më 20 nëntor, duke njoftuar se ajo është larguar nga shtëpia dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë jete që nga ajo ditë.

Aktualisht, organet e rendit janë duke e hetuar rastin dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme për gjetjen e saj. /Gjurmuesi/

About the Author