Raporti i Policisë dhe Prokurorisë: Situatë e qetë në 18 komunat në balotazh

Zgjedhjet lokale në raundin e dytë u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha. Policia e Kosovës bëri të ditur se..

1 minute

Read Time

Zgjedhjet lokale në raundin e dytë u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe pa incidente të mëdha. Policia e Kosovës bëri të ditur se procesi zgjedhor u krye në kushte normale, duke garantuar sigurinë e votuesve dhe funksionimin korrekt të vendvotimeve.

Megjithatë, dy raste penale u regjistruan gjatë ditës: një në Fushë Kosovë për “dhënie dhe marrje ryshfeti në lidhje me votimin”, ku u arrestuan dy persona, dhe një tjetër në Klinë për “cenim të fshehtësisë së votimit”, me një person të arrestuar. Të arrestuarit u dërguan në mbajtje me vendim të prokurorëve kompetentë.

Gjithashtu, gjatë procesit u trajtuan 51 informacione të ndryshme që lidhen me zgjedhjet, por për të cilat nuk u gjetën elementë që përbënin vepër penale dhe u regjistruan vetëm si informacione.

Rreth 80 prokurorë ishin të angazhuar për të mbikëqyrur procesin dhe për të siguruar që zgjedhjet të zhvilloheshin pa probleme. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports