Ramazani 2026 nis më 19 shkurt në Kosovë – Publikohet vaktia zyrtare

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë të ditur vaktin zyrtar për muajin e shenjtë të Ramazanit 2026, i cili vlen për të gjithë..

1 minute

Read Time

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë të ditur vaktin zyrtar për muajin e shenjtë të Ramazanit 2026, i cili vlen për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Besimtarët myslimanë do të fillojnë agjërimin të enjten, më 19 shkurt 2026.

Sipas vaktisë, në ditën e parë të Ramazanit, syfyri përfundon në orën 04:49, ndërsa iftari është në orën 17:21. Kjo bën që agjërimi i ditës së parë të zgjasë 12 orë e 32 minuta. Ndërsa, drejt fundit të muajit të shenjtë, koha e agjërimit rritet deri në 13 orë e 51 minuta.

Muaji i Ramazanit përfundon me festimin e Fitër Bajramit, i cili sivjet bie të premten, më 20 mars 2026. Namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 06:18.

Vaktia e Ramazanit përmban oraret e sakta të syfyrit, iftarit dhe namazeve, duke shërbyer si udhërrëfyes i rëndësishëm për besimtarët në Kosovë gjatë gjithë muajit të agjërimit.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports