Rahovec: Bastisje në tri lokacione, tre persona në pranga, kapet arsenal armësh

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kryer bastisje në tre lokacione në fshatin Ratkoc të Rahovecit, gjatë të cilave është zbuluar një arsenal i konsiderueshëm armësh…

1 minute

Read Time

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kryer bastisje në tre lokacione në fshatin Ratkoc të Rahovecit, gjatë të cilave është zbuluar një arsenal i konsiderueshëm armësh.

Tre persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast. Tek i dyshuari me inicialet P.H. janë gjetur një mitraloz, dy pushkë automatike (një AK-47 dhe një Sharc), një pistoletë me gaz dhe 608 fishekë. Ndërsa tek Xh.H. janë kapur një pushkë gjahu, dy pushkë automatike M-47 dhe M-48, si dhe 362 fishekë të ndryshëm. Tek i dyshuari i tretë, A.M., janë sekuestruar dy pistoleta me gaz pa municion.

Pas këtyre veprimeve, të tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit. Prokuroria njofton se brenda afatit ligjor do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit, ndërsa ndaj tyre është inicuar procedurë për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports