Radoiçiq kërcënon qytetarët serbë që morën pjesë në protestat kundër Vuçiqit

Grupi qytetar “Njerëz të Pastër për një Kosjeriq të Pastër” ka denoncuar se Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe i shpallur në kërkim nga..

1 minute

Read Time

Radoiçiq kërcënon qytetarët serbë që morën pjesë në protestat kundër Vuçiqit

Grupi qytetar “Njerëz të Pastër për një Kosjeriq të Pastër” ka denoncuar se Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për sulmin terrorist në Banjskë.

Sipas mediumit serb Danas, Radoiçiq ka kërcënuar vazhdimisht qytetarët në një fshat në Serbi, për pjesëmarrje në protestën kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sipas dëshmitarëve, Radoiçiq u shoqërua nga rojë sigurie dhe zyrtarë lokalë, përfshirë kryetarin e komunës, Zarko Dokiq, si dhe këshilltarët Dalibor Vujiq dhe Slobodan Dukiq.

Në një deklaratë për media, grupi qytetar kërkoi reagim urgjent nga prokuroria, policia dhe shërbimet e sigurisë, për të garantuar mbrojtjen e qytetarëve.

“Nuk kemi frikë. Lufta për një Kosjeriq të lirë, të sigurt dhe të drejtë do të jetë vetëm më e vendosur dhe këmbëngulëse pas kësaj ngjarjeje,” thanë përfaqësuesit e grupit./Telegrafi/

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports