Një qytetar ka përjetuar një ngjarje aspak të mirë.
Ai ka qenë cak i një vjedhje, në një pompë në Duhël të Suharekës.
“Hallin e kam unë për dokumenta, se para s’ka pasur aq shumë… plus minus 200 euro. Për dokumenta e kemi problemin e për atë arsye e kam shpërndarë rastin edhe në rrjete sociale”, deklaroi ai për Klankosova.tv.
“Rastin e kam e denoncuar edhe në polici. Ata kanë qenë në vendin e ngjarjes i kanë marrë pamjet, tabelat e veturës të gjitha”, theksoi ai.
Nga pamjet e publikuara shihet se si një person (i dyshuar) ia mësy veturës së viktimës duke arritur që ta marrë një çantë nga vetura.
Klankosova.tv ka pyetur në polici lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigje.














