Para dy ditësh, një qytetar ka gjetur një sasi ari në Prishtinë dhe e ka dorëzuar atë në Stacionin Policor Qendra.
Policia bën të ditur se pronari i arit ende nuk është identifikuar dhe ka bërë thirrje që personi që e ka humbur të paraqitet në stacionin policor për ta marrë atë.
“Me qëllim të identifikimit të pronarit, Policia e Kosovës fton personin të cilit i ka humbur ari që të paraqitet në Stacionin Policor Qendra, duke ofruar dëshmi përkatëse që vërtetojnë pronësinë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në përfundim, Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe veprimin e përgjegjshëm në interes të sigurisë dhe besimit publik. /Gjurmuesi/







