Komuna e Kamenicës ndalon pirjen e duhanit në oborret e institucioneve publike

Qytetarët dhe punonjësit e institucioneve publike në Kamenicë duhet të respektojnë ndalimin e duhanit në ambientet e brendshme të institucioneve, i cili hyn në fuqi..

1 minute

Read Time

Qytetarët dhe punonjësit e institucioneve publike në Kamenicë duhet të respektojnë ndalimin e duhanit në ambientet e brendshme të institucioneve, i cili hyn në fuqi që nga sot. Ky vendim synon mbrojtjen e shëndetit publik dhe krijimin e mjediseve më të sigurta dhe të pastra për të gjithë.

Sipas urdhëresës, Drejtoria e Administratës së Përgjithshme ka detyrë që brenda 10 ditëve të caktojë hapësira të jashtme për pirjen e duhanit në institucionet publike dhe të njoftojë të gjithë punonjësit për zbatimin e saj. “Hapësirat e caktuara duhet të jenë të vendosura në distancë të sigurt nga hyrjet, daljet, dritaret dhe zonat e qarkullimit të qytetarëve, të pajisen me sinjalistikë të qartë dhe të mirëmbahen në mënyrë të rregullt nga institucioni përgjegjës”, thuhet në urdhëresë.

Komuna e Kamenicës bën thirrje që të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë dhe të respektojnë këtë urdhëresë, duke theksuar se zbatimi i saj është në interes të shëndetit të publikut. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports