Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, gjatë së cilës mori dy vendime të rëndësishme për menaxhimin e fondeve dhe realizimin e projekteve.
Sipas njoftimit të përbashkët për media, një shumë prej 141.680 eurosh është ndarë për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Gjithashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje të tjera të fondeve, duke siguruar menaxhim të qëndrueshëm dhe të rregullt të buxhetit publik. /Gjurmuesi/







