Kosova në “hap strategjik” për forcimin e mbrojtjes

Në Jahoc të Gjakovës pritet të ndërtohet fabrika e parë e municioneve në Kosovë, me synim që prodhimi i parë të nisë në fund të..

1 minute

Read Time

Në Jahoc të Gjakovës pritet të ndërtohet fabrika e parë e municioneve në Kosovë, me synim që prodhimi i parë të nisë në fund të vitit 2026. Kjo nismë shihet nga ekspertët ndërkombëtarë si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë së vendit, por njëkohësisht ngre pyetje mbi kapacitetet teknike dhe ndikimet rajonale që mund të sjellë.

Koloneli në pension i Ushtrisë amerikane, Ray Wojck, vlerëson se një nga avantazhet e Kosovës është përvoja e gjatë e bashkëpunimit me misionin e NATO-s, KFOR, dhe marrëdhënia e ngushtë me aleatët. “Kosova e ka diskutuar këtë nismë veçanërisht me SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy nga aleatët e saj më të afërt, të cilët janë shumë mbështetës për të”, tha ai.

Nga ana tjetër, Argyro Kartsonaki nga Instituti për Kërkime të Paqes dhe Politikave të Sigurisë thekson se është logjike që një shtet i vogël të përpiqet të forcojë mbrojtjen e tij, por paralajmëron se veprime të tilla mund të perceptohen si kërcënim nga fqinjët. “Kjo nuk do të ndryshojë dinamikat e sigurisë në Ballkan. Ajo që mund të bëjë është t’i ushqejë narrativat, t’i japë një element propagandës dhe diskurseve populiste të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, tha ajo. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports