Qeveria në detyrë ka zhvilluar një mbledhje elektronike gjatë së cilës është miratuar një kërkesë e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për rishpërndarje të mjeteve buxhetore dhe kursime në disa kategori. Ky veprim ka për qëllim përdorimin më efektiv të fondeve në shërbim të qytetarëve dhe kategorive të ndryshme të përfituesve.
Në vendimin e miratuar bëhet e ditur se mjetet e kursyera janë ndarë për disa kategori specifike. Ministrisë së Financave i janë dhënë fonde për pensionet bazë, pensionet për punëtorët e arsimit të viteve ’90, pensionet familjare, pensionet për të verbrit, pensionet për veteranët, pagesat për lehonat, shtesat për fëmijë, si dhe pagesat për shërbime komunale për familjet në nevojë.
Shuma totale e mjeteve të ndara arrin 4 milionë 752 mijë e 350 euro, duke siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë për përfituesit në këto kategori. /Gjurmuesi/







