Qeveria gjen zgjidhje për RTK-në pas grevave të shumta

Qeveria në detyrë ka marrë një vendim të përkohshëm për të zgjidhur çështjen e pagave të punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, pas vazhdimit të..

1 minute

Read Time

Qeveria në detyrë ka marrë një vendim të përkohshëm për të zgjidhur çështjen e pagave të punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, pas vazhdimit të protestave nga stafi i RTK-së.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë do të ndahen mjetet e nevojshme nga kategoria e kursimeve. Ai e përshkroi këtë zgjidhje si një “improvizim i detyrueshëm” pas përpjekjeve të mëparshme për miratimin e buxhetit të RTK-së, që nuk u arrit për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme.

“Që në muajin gusht ne bëmë një zgjidhje të përkohshme duke dhënë overdraft për RTK-në, me shpresën që pas konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të komisioneve të arrihej një zgjidhje e qëndrueshme. Por partitë e tjera refuzuan pagat për RTK-në”, tha Kurti, duke shtuar se opsionet për daljen nga kjo situatë u shqyrtuan me kujdes dhe zgjidhja aktuale është përkohësisht më e mira.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, theksoi se zgjidhja e krizës në RTK ishte përgjegjësi e qeverisë, duke kërkuar aprovimin e kërkesës për shpërndarjen e mjeteve nga kursimet. Ky vendim vjen pas shumë grevave dhe protestave të punëtorëve të RTK-së, të cilët edhe sot vazhduan me kërkesat e tyre për pagat e prapambetura. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports