Qeni që “zotëron” iPad-in si profesionist

Edhe pse shpesh mendohet se pajisjet inteligjente janë vetëm për njerëz, një video e fundit ka treguar se disa kafshë shtëpiake i përdorin ato pa..

1 minute

Read Time

Edhe pse shpesh mendohet se pajisjet inteligjente janë vetëm për njerëz, një video e fundit ka treguar se disa kafshë shtëpiake i përdorin ato pa asnjë problem. Një dachshund me emrin Bruno është bërë yll i rrjeteve sociale falë aftësisë së tij për të manovruar në iPad si një profesionist i vogël.

Në profilin e Instagramit @ourdoxieadventures është shpërndarë një video tepër simpatike, ku shihet se sa lehtë disa qen mund t’i përshtaten teknologjisë moderne.

Pamjet tregojnë Brunos duke kërkuar me vetëbesim kartonin e tij të preferuar në iPad, shkruan Dogtime.

Në video, qeni është ulur në divan dhe shikon pajisjen përpara. Kur sheh se videoja që kërkon nuk po shfaqet, ai vendos të marrë situatën në dorë – apo më saktë me putrat dhe hundën e tij.

Bruno fillon të prekë ekranin derisa dëgjohet melodia e njohur e “Cocomelon”, duke treguar qartë se e di saktësisht se çfarë po bën.

Teksti në video e përmbledh situatën me humor: “Kur qeni juaj përdor teknologjinë më mirë se disa të rritur.”
Në përshkrimin shoqërues është vendosur edhe pyetja qesharake: “Mirë, por si e di ai të përdorë iPad-in?”

Shikuesit janë mahnitur me aftësinë e Brunos, duke komentuar se çdo sekondë e videos është thjesht e pabesueshme.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports