Qeni me gjuhën më të gjatë në botë thyen Rekordin Guinness

Një histori e pazakontë nga Oklahoma ka tërhequr vëmendjen botërore, pasi qeni i një familjeje amerikane ka hyrë në librin e rekordeve falë një veçorie..

1 minute

Read Time

Një histori e pazakontë nga Oklahoma ka tërhequr vëmendjen botërore, pasi qeni i një familjeje amerikane ka hyrë në librin e rekordeve falë një veçorie tejet të rrallë fizike: gjuhës së tij jashtëzakonisht të gjatë.

Ozzy është shpallur zyrtarisht mbajtësi i Rekordit Botëror Guinness për gjuhën më të gjatë tek një qen që është ende gjallë. Matjet zyrtare kanë konfirmuar se gjuha e tij arrin plot 19 centimetra, duke e kaluar ndjeshëm rekordin e mëparshëm që mbahej nga qeni Rocky nga Illinois, me 13 centimetra gjatësi në vitin 2023.

Pronarja e Ozzit, Angela Pick, tregon se kjo veçori ka qenë e dukshme që kur ai ka qenë këlysh.

“Ai gjithmonë ka pasur një gjuhë që i del nga goja, që kur ka lindur”, shpjegon ajo.

Pick shton se pavarësisht pamjes së pazakontë, nuk ka asnjë shqetësim shëndetësor. Veterinerët i kanë kryer kontrolle të shumta dhe kanë konfirmuar se Ozzy nuk vuan nga probleme dentare apo ndonjë gjendje tjetër – thjesht ka një gjuhë jashtëzakonisht të gjatë. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports