Puthje 21 milionë vjeçare: Studimi thotë se puthja e parë ka ndodhur para njerëzve

Një studim i ri shkencor po hedh dritë mbi historinë e largët të një prej sjelljeve më universale njerëzore – puthjes. Analizat evolucionare tregojnë se ky gjest intim nuk është aspak praktikë moderne, por një sjellje që mund të ketë rrënjë miliona vite më parë, shumë përpara shfaqjes së njeriut të sotëm.

Gjetjet sugjerojnë se puthja gojë më gojë ishte e pranishme te paraardhësit tanë dhe madje edhe te disa lloje kafshësh, duke shtruar pyetje të reja për origjinën dhe funksionin e saj në evolucion.

Njerëzit e bëjnë, majmunët po ashtu e madje edhe arinjtë polarë. Dhe tani shkencëtarët kanë rikonstruktuar origjinën evolucionare të puthjes. Hulumtimi i tyre ka gjetur se puthja gojë më gojë ka ndodhur qysh para më shumë se 21 milionë vjetësh më herët dhe se ishte diçka që të parët e njerëzve dhe ndoshta edhe të tjerët e praktikonin.

Hulumtimi i njëjtë ka konkluduar se edhe neandertalët mund të jenë puthur gjithashtu. Shkencëtarët kanë studiuar puthjen sepse ajo paraqet një lloj enigme evolucionare. Duke gjetur dëshmi se edhe kafshët putheshin, shkencëtarët arritën të ndërtojnë një “pemë familjare evolucionale” për të kuptuar se kur ka qenë më e mundshme të zhvillohej kjo sjellje.

Në studimin në revistën “Evolution and Human Behaviour”, shkencëtarët e përkufizuan puthjen si kontakt jo agresiv “me pak lëvizje të buzëve ose pjesëve të gojës”.

“Njëlloj si njerëzit edhe shimpanzetë dhe bonobët puthen”, ka shpjeguar studiuesja kryesore Dr. Matilda Brindle, biologe evolucionare në Universitetin e Oksfordit. “Mendojmë se puthja ka evoluuar rreth 21.5 milionë vjet më parë te majmunët e mëdhenj”.

Në këtë studim, shkencëtarët gjetën sjellje që përputhej me përkufizimin e tyre shkencor të puthjes te ujqit, arinjtë polarë e madje albatrosët.

Ata u fokusuan te hominidët për të ndërtuar tablonë evolucionare të puthjes njerëzore. Si përfundim, studimi konstatoi se neandertalët (që u zhdukën rreth 40 mijë vjet më parë) gjithashtu putheshin.

Megjithëse studimi përcaktoi kur ka evoluar puthja, nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej pyetjes pse ka nisur kjo sjellje. /Gjurmuesi/

  • Të ngjashme:

    Kjo është libraria ku mund të flesh mes librave
    • March 10, 2026

    Pranë katedrales së famshme Notre-Dame në Paris ndodhet një nga libraritë më të njohura dhe më të veçanta në botë, Shakespeare and Company. Ky vend nuk është vetëm një hapësirë…

    Vazhdo lëximin...
    Meteorit bie mbi një shtëpi në Gjermani, shpoi çatinë
    • March 9, 2026

    Banorët në disa rajone të Gjermanisë perëndimore u bënë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë në qiell, kur një objekt i ndritshëm kaloi me shpejtësi të madhe duke lënë pas…

    Vazhdo lëximin...

    Ke humbur:

    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    • March 10, 2026
    Zyrtari i lartë i sigurisë iraniane, Trumpit: Ki kujdes, që të mos eliminohesh!

    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    • March 10, 2026
    Rrahje në Stacionin e Autobusëve në Pejë, dy të lënduar dhe katër janë arrestuar nga policia

    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    • March 10, 2026
    Ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Gjakovës për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit

    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    • March 10, 2026
    Gjykata Themelore dënon me 52 vjet burgim pesë të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë

    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    • March 10, 2026
    Samsung konfirmon Galaxy M17e, zbulohen specifikat dhe çmimi i mundshëm

    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës

    • March 10, 2026
    Zbulohen çiftet gjysmëfinale në Kupën e Kosovës