Macja e zhdukur gjendet pas 10 vjetësh

Një familje nga New Jersey ka përjetuar një ribashkim të pabesueshëm me macen e tyre të humbur, e cila kishte qenë e zhdukur për plot..

1 minute

Read Time

Një familje nga New Jersey ka përjetuar një ribashkim të pabesueshëm me macen e tyre të humbur, e cila kishte qenë e zhdukur për plot 10 vjet. Falë një mikroçipi, kafsha e tyre e dashur u gjet sërish pas një dekade.

Strehimorja për kafshët e qytetit Montclair Township raportoi se një qytetar solli një mace endacake, e cila u skanuar dhe u identifikua menjëherë përmes mikroçipit. Kjo çoi në një telefonatë tek pronarët e saj, duke zbuluar se macja e tyre e humbur kishte qëndruar larg për 10 vjet.

“Para dhjetë vjetësh, një familje adoptuan dy mace të vogla nga një strehimore. Pak kohë më pas, njëra prej tyre doli jashtë nga një dritare dhe u zhduk,” shkruhej në njoftimin e strehimores. Familja kishte bërë gjithçka për ta gjetur — vendosën afishe, kontaktuan strehimore, biseduan me fqinjët.

Ribashkimi i gëzuar u dokumentua edhe me një foto, ndërsa strehimorja theksoi rëndësinë e mikroçipeve: “Mikroçipet kanë rëndësi. Mikroçipet funksionojnë. Dhe ndonjëherë, ato sjellin një anëtar të humbur të familjes në shtëpi — pavarësisht se sa kohë ka kaluar.” /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports