Pushuesit lahen mes flakëve dhe tymit në Llaman

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e zonës së jugut të qytetit të Himarës, në zonën e Llamanit, ku flakët kanë përfshirë..

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat e zonës së jugut të qytetit të Himarës, në zonën e Llamanit, ku flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimë.

Në pamje shihen pushuesit të cilët notojnë në det ndërsa shumë pranë tyre flakët janë ende aktive dhe tymi ka mbuluar zonën, ndërsa zjarrfikësit janë ende në luftë me zjarrin.

Në terren ndodhen mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të Policisë së Himarës dhe strukturat e Emergjencave Civile, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Masat janë marrë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon./TCh

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *