Publikohen pamjet: “Lufta” ndërmjet “Capave” e “Sekiraqëve” (VIDEO)

Breshëria e plumbave të shkrepur në Aktash e patën trazuar kryeqytetin. Capat e Sekiraqët po shkëmbenin zjarr në mes vete në natën e 1 shtatorit..

Breshëria e plumbave të shkrepur në Aktash e patën trazuar kryeqytetin.

Capat e Sekiraqët po shkëmbenin zjarr në mes vete në natën e 1 shtatorit të 2024-së. Një person mbeti i vdekur e disa të plagosur.

Televizioni ka siguruar pamjet e kësaj përleshjeje me armë, për të cilën të dy grupet sot në gjykatë u deklaruan të pafajshëm.

Kjo përplasje e grupeve që njihen si “Capat” e “Sekiraqët” në Aktash të kryeqytetit, i solli para drejtësisë, të mërkurën 7 nga ta.

Hyrja e tyre në sallë, ku do të përballën me akuzat e prokurorisë për të bëmat e asaj nate, u bë me ndarje të rreptë.

Në njërën anë u ulën 4 antarët e Capave të cilët siç thotë prokuroria, shkuan te lokali për të vrarë Sali Sekiraqën.

Në anën tjetër  u ulë vetë ky i fundit, që po akuzohet se bashkë edhe me dy persona të tjerë e vranë atë natë Premtim Gashin.

Për dallim nga këta që u kapën e patën mundësi të deklarohen, dy nga të akuzuarit e tjerë, Dardan Marevci dhe Endrit Llapashtica janë ende në arrati, andaj u veçua procedura për ta.

Ndonëse u tha, se ende nuk janë plotësuar kushtet për gjykim në mungesë.

About the Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports