Pse festohet Shën Valentini? Historia dhe simbolika e 14 shkurtit

14 shkurti njihet sot si dita e dhuratave, kartolinave dhe deklaratave romantike, por pas kësaj date fshihet një histori shumë më e ndërlikuar se sa..

2 minutes

Read Time

14 shkurti njihet sot si dita e dhuratave, kartolinave dhe deklaratave romantike, por pas kësaj date fshihet një histori shumë më e ndërlikuar se sa duket në pamje të parë.

Origjina e Shën Valentinit ndërthur elemente fetare, rite pagane dhe zhvillime kulturore që, me kalimin e shekujve, e kanë shndërruar këtë ditë në simbol universal të dashurisë.

Festa lidhet me figurën e Shën Valentini i Ternit, i cili konsiderohet një nga personazhet kryesore që frymëzoi këtë traditë. Sipas legjendës, gjatë sundimit të perandorit romak Klaudi II, ushtria romake përbëhej kryesisht nga burra beqarë. Për të shmangur dërgimin e tyre në luftë, Valentini, i cili ishte peshkop në qytetin Terni, martonte fshehurazi çiftet e reja. Ky veprim nuk u pëlqye nga perandori, i cili urdhëroi ekzekutimin e tij.

Një tjetër tregim i lidhur me figurën e Valentinit thotë se, gjatë burgimit, ai i dërgoi një letër gruas që dashuronte, duke e nënshkruar me fjalët “Nga Valentini yt”, gjë që besohet se frymëzoi traditën e kartolinave romantike.

Megjithatë, rrënjët e festës shtrihen edhe më thellë në historinë pagane. Ajo lidhet me festivalin romak të fertilitetit, Lupercalia, një ceremoni e lashtë që festohej në mes të shkurtit dhe që përfshinte rite simbolike për pjellorinë dhe formimin e çifteve. Në fund të shekullit të pestë, kjo festë u ndalua nga Papa Gelasius I, i cili shpalli 14 shkurtin si Ditën e Shën Valentinit.

Me kalimin e kohës, festa filloi të lidhej gjithnjë e më shumë me dashurinë romantike. Në Angli dhe Francë u përhap besimi se mesi i shkurtit përkonte me periudhën kur zogjtë fillojnë të çiftëzohen, duke forcuar simbolikën e dashurisë për këtë datë.

Një tjetër simbol i rëndësishëm i kësaj feste është Kupidi, figura mitologjike që sipas poetëve të lashtë grekë dhe romakë përfaqësonte dashurinë. Ai përshkruhej si një hyjni që përdorte shigjeta magjike për të ndezur ndjenjat mes njerëzve, ndërsa më vonë u paraqit si një fëmijë lozonjar dhe simbolik për romancën.

Forma moderne dhe komerciale e Shën Valentinit u zhvillua në shekullin XIX, falë Esther Allen Howland, e cila nisi prodhimin masiv të kartolinave romantike në Shtetet e Bashkuara. Ajo konsiderohet “Nëna e Valentinit Amerikan”, pasi kartolinat që ajo prodhoi u bënë shumë të njohura dhe të përballueshme për publikun.

Sot, Shën Valentini është shndërruar në një festë globale që simbolizon dashurinë, miqësinë dhe lidhjet njerëzore, duke kombinuar traditat historike me kulturën moderne të dhuratave dhe gjesteve romant

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports