Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Drejtues, duke finalizuar përgatitjet për protestën që do të zhvillohet më 16 nëntor në Strasburg.
Në njoftimin për media, OVL e UÇK-së i ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në këtë tubim, i cili do të mbahet pranë selisë së Këshillit të Evropës në orën 13:00.
“Ftohen të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në Strasburg më 16 nëntor, pranë selisë së Këshillit të Evropës, aty ku filloi padrejtësia ndaj UÇK-së dhe Kosovës”, thuhet në deklaratën zyrtare të organizatës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes masive. /Gjurmuesi/







