Prokuroria në Prizren nis hetimet për parregullsi në votimin e kandidatëve për deputetë

Gjatë procesit të rinumërimit të votave në rajonin e Prizrenit, Prokuroria ka identifikuar shenja të keqpërdorimeve të mundshme në numërimin e rezultateve zgjedhore. Kryeprokurori i..

1 minute

Read Time

Gjatë procesit të rinumërimit të votave në rajonin e Prizrenit, Prokuroria ka identifikuar shenja të keqpërdorimeve të mundshme në numërimin e rezultateve zgjedhore.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka njoftuar se ka dhënë autorizim për Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës dhe të mbledhë prova, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet e dokumenteve.

Kryeprokurori theksoi se çdo falsifikim i dokumenteve zgjedhore dhe çdo manipulim i votës janë vepra penale dhe do të ndëshkohen pa kompromis. “Si institucion i Prokurorit të Shtetit, kemi monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit,” tha Kryeziu.

Ai shtoi: “Në këtë drejtim, sot (e diel), në cilësinë e kryeprokurorit me vetiniciative kam lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës, të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet. Çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndroj i qetë, do të mbajë përgjegjësi të plotë penale. Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis.”

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports