Prokuroria dhe Departamenti Amerikan rrisin bashkëpunimin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me ekipin vlerësues të Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL) nga Departamenti..

1 minute

Read Time

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me ekipin vlerësues të Bureau of International Narcotics and Law Enforcement Affairs (INL) nga Departamenti Amerikan i Shtetit, për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë.

Në këtë takim morën pjesë kryeprokurori Zejnullah Gashi, prokurorë të Prokurorisë Themelore, si dhe përfaqësuesit amerikanë Michael Wasco, këshilltar i lartë ligjor, dhe Dafina Bardhi-Rexhepi, INL Program Specialist në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Diskutimet u fokusuan kryesisht në procesin e vlerësimit të sektorit të drejtësisë, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe aktivitetet e organizatave kriminale transnacionale. Kryeprokurori Gashi vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë e Prokurorisë për ta forcuar më tej partneritetin me INL, me qëllim rritjen e efikasitetit të sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e interesit publik.

Përfaqësuesit e INL-së theksuan rëndësinë e një qasjeje të koordinuar dhe ndërmarrjes së veprimeve konkrete për sfidat e sigurisë dhe drejtësisë, duke rikujtuar mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Prokuroria Themelore riafirmoi angazhimin për të thelluar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet vendore për të siguruar një sistem drejtësie më transparent dhe efikas. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports