Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti sonte ka mbajtur tubim elektoral në Gjakovë.
Ai para gjakovarëve premtoi kujdes për shëndetin e qytetarëve, duke përmendur edhe Fondin për Sigurime Shëndetësore.
Madje, Kurti premtoi edhe nga një kontroll të përgjithshme, një herë në vit, për të gjithë qytetarët.
“Do të kujdesemi edhe për shëndetësinë e popullësisë. Për të gjithë qytetarët do ta kemi nga një kontroll të përgjithshme të shëndetit”, deklaroi ai.














