Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet që janë përfshirë në vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për verifikim shtesë të rezultateve.
Procesi po zhvillohet sipas listës së miratuar nga KQZ dhe ka shënuar progres të dukshëm në disa zona të vendit.
Lidhur me ecurinë e rinumërimit, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri tani ky proces ka përfunduar plotësisht në shtatë komuna.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 834 nga 2,557 vendvotime. Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna”, tha ai.







