Numërimi i votave në Mitrovicë është pezulluar sërish, duke shtuar pasigurinë rreth procesit zgjedhor në këtë komunë.
Ndërprerja e fundit vjen pas situatave të ngjashme që u shfaqën një ditë më parë në Qendrën Komunale të Numërimit, ku u ngritën dyshime për manipulime me fletëvotime. Për këtë çështje tashmë është angazhuar edhe Prokuroria e Shtetit.
Për të qartësuar zhvillimet, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot deklarimin e kompanisë sllovene që ka realizuar shtypjen e fletëvotimeve, duke sqaruar disa nga dyshimet e ngritura në opinion. /Gjurmuesi/







