Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Reqan të Prizrenit, ku një i mitur është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.
Sipas raportimeve nga Policia, viktima është dërguar menjëherë në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Fsh. Reqan, Prizren, 28.11.2025 – 20:30. Raportohet se nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, i mitur. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njofton Policia. /Gjurmuesi/







