Delegacioni ukrainas udhëton drejt SHBA-së, fokus diskutimi: përfundimi i luftës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në udhëheqjen e bisedimeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, duke emëruar Rustem Umerov, sekretarin e..

1 minute

Read Time

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në udhëheqjen e bisedimeve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, duke emëruar Rustem Umerov, sekretarin e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, si kreun e delegacionit.

“Umerov dhe pjesa tjetër e delegacionit ukrainas janë tashmë në rrugë për në SHBA,” njoftoi Zelensky, duke konfirmuar nisjen e udhëtimit për takimet e planifikuara. Ky ndryshim vjen pasi Andrii Yermak, i cili më parë drejtoi negociatat mbi planin e paqes të propozuar nga SHBA-të, dha dorëheqjen dje.

Sipas Zelensky-t, delegacionet ukrainase dhe amerikane kishin planifikuar të përcaktonin rezultatet e diskutimeve në Gjenevë fundjavën e kaluar, lidhur me planin amerikan për t’i dhënë fund luftës së Rusisë.

Ndërkohë, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, pritet të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme për të diskutuar situatën e luftës me zyrtarët rusë. Kremlini njoftoi se takimi do të zhvillohet “në gjysmën e parë të javës”. /Gjurmuesi/

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports