Prishtina nis aksion kundër shitjes ilegale të automjeteve, bashkëpunim me Policinë dhe AVUK-un

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar një aksion të koordinuar për të adresuar tregtimin e paligjshëm të automjeteve në territorin e kryeqytetit. Ky veprim synon forcimin..

1 minute

Read Time

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar një aksion të koordinuar për të adresuar tregtimin e paligjshëm të automjeteve në territorin e kryeqytetit. Ky veprim synon forcimin e rendit dhe zbatimin e rregullave ligjore në këtë sektor.

Sipas njoftimit, aksioni do të zhvillohet më 8 shkurt, duke filluar nga ora 05:00, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e AVUK-ut.

Qëllimi kryesor i këtij operacioni është zbatimi i ligjit dhe ndërmarrja e masave ndaj personave që merren me shitjen e automjeteve pa autorizim.

Nga Komuna e Prishtinës u bëhet thirrje qytetarëve dhe afaristëve që të respektojnë rregullat në fuqi dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse gjatë zhvillimit të aksionit.

About the Author