Prezantuesi hyn në Guinness për koleksionin më të madh të çorapeve unike 

Ajo që filloi si një detaj i vogël stili gjatë transmetimeve televizive u shndërrua në një rekord botëror. Një prezantues i njohur lajmesh nga Filadelfia..

1 minute

Read Time

Ajo që filloi si një detaj i vogël stili gjatë transmetimeve televizive u shndërrua në një rekord botëror. Një prezantues i njohur lajmesh nga Filadelfia arriti të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness falë një pasioni të veçantë për çorapet shumëngjyrëshe.

Jim Donovan, prezantues i lajmeve në CBS Filadelfia, u bë i dallueshëm për zgjedhjet e tij të guximshme të çorapeve në ekran. Me kalimin e kohës, shikuesit e vunë re këtë detaj dhe nisën t’i dërgonin vazhdimisht palë të reja, duke e zgjeruar ndjeshëm koleksionin e tij – përfshirë edhe çorape me fytyrën e vetë Donovanit.

“Gjatë viteve kam marrë shumë çorape me fytyrën time mbi to – është paksa e çmendur”, është shprehur ai për Guinness World Records.

Ky pasion unik u kurorëzua zyrtarisht në momentin e daljes së tij në pension, kur Donovan fitoi titullin botëror për koleksionin më të madh të çorapeve unike.

Sipas konfirmimit të Librit të Rekordeve Botërore Guinness, koleksioni i tij përbëhet nga plot 1.531 palë çorape të ndryshme.

About the Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports